Dështon propaganda e Ramës me punësimin, Shqipëria e fundit në Europë

Dështon propaganda e Ramës me punësimin, Shqipëria e fundit në Europë

Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e papunë ose të angazhuar në vetëpunësim. Të dhënat e Bankës Botërore e vendosin vendin tonë në grupin e ekonomive me norma relativisht të ulëta të gjetjes së punës, dukshëm pas shumicës së vendeve europiane. Sipas raportit të Bankës Botërore, “Rationalizing Informality: Social Protection, Job Quality, and Growth”, i cili analizon cilësinë e vendeve të punës, rreth 6% e të papunëve në Shqipëri kalojnë në një vend pune me pagë brenda një tremujori. Ky është niveli më i ulët ndër rreth 50 ekonomitë e analizuara. Shqipëria paraqitet më dobët edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Norma e kalimit drejt një vendi pune me pagë brenda tre...