“75 milionë euro për hemodializën”/ Spahia: Koncesion klientelist, KLSH zbuloi pagesa për shërbime të pakryera
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Komisionit të Sh%ndetësisë, Bardh Spahia, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është menaxhuar koncesioni i hemodializës, duke e cilësuar atë si një tjetër shembull të modelit klientelist në shëndetësi. Spahia ngre pikëpyetje mbi procedurën e tenderimit, përzgjedhjen e kompanisë fituese, vlerën e kontratës dhe mënyrën e zbatimit të saj. Duke iu referuar edhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti demokrat pretendon se janë evidentuar pagesa për shërbime të pakryera dhe mosshfrytëzim i infrastrukturës publike ekzistuese. Spahia kërkon që institucionet e drejtësisë të hetojnë të gjitha hallkat e koncesionit, nga tenderimi dhe pikëzimi i ofertave deri te pagesat dhe përfituesit realë, duke e konsideruar transparencën dhe përgjegjësinë institucionale të domosdoshme. Deklarata e...
Burimi:
sot.com.al