Xhixho denoncon mungesën e ujit në Kombinat: Vjen vetëm 20 minuta në ditë, qytetarëve u është nxirë jeta!

Xhixho denoncon mungesën e ujit në Kombinat: Vjen vetëm 20 minuta në ditë, qytetarëve u është nxirë jeta!

Me pamje që ajo thotë se vijnë nga Kombinati, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë, denoncoi sot në rrjete sociale mungesën e ujit në këtë zonë të kryeqytetit . Ajo tha se banorët e Kombinatit furnizohem me ujë vetëm 20 minuta në ditë ndërkohë që vendi është goditur nga temperatura të larta. “Në Kombinat, banorët po përballen me një situatë të papranueshme: uji vjen vetëm rreth 20 minuta në ditë. Kjo video denoncuese nga qytetarët tregon në çfarë kushtesh të mjerueshme po e përballojë mungesën e ujit: me kova dhe mjete si në mesjetë. Si mund të flitet për Tiranën europiane, kur në mes të gushtit njerëzit nuk kanë ujë në çezma? Qytetarëve në Kombinat u është nxirë jeta nga kjo situatë. Uji është nevojë...