Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias
Europa nuk po sjell vetëm emocione dhe histori për Dinamon e Egnatian, por edhe miliona euro në arkat e tyre. Djemtë e Ilir Dajës me kalimin në finalen e “play-off”-it të Ligës së Konferencës kanë siguruar plot 1 milion e 450 mijë euro nga UEFA. Por, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm. Nëse Dinamo arrin fazën e ligës, të ardhurat nga kualifikueset do të shkojnë në 3 milionë e 170 mijë euro, shkruan A2. Shuma e përfituar është edhe më e lartë për Egnatian. Rrogozhinasit bënë përmbysjen e çmendur ndaj Shamrock Rovers, fituan 5-1 dhe siguruan një tjetër mbrëmje historike në Europë. Deri tani, UEFA u ka garantuar 3 milionë e 170 mijë euro, edhe nëse eliminohen në “play-off”-in e Ligës së Europës ndaj Lillestrom....
Burimi:
javanews.al