“Në gusht finalizojmë duelin e Joshua dhe Fury, duam ta zhvillojmë në Angli dhe jo në Amerikë”

“Në gusht finalizojmë duelin e Joshua dhe Fury, duam ta zhvillojmë në Angli dhe jo në Amerikë”

Zyrtarizimi i duelit të madh të boksit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua, dy boksierëve më të mirë britanikë të dekadës së fundit, pritet të ndodhë në gusht, pavarësisht vendit se ku do të zhvillohet ai. Promotori i Joshua, Eddie Hearn, këmbëngul se ende nuk është dakord që sfida të zhvendoset në Amerikë, por pret që dueli të finalizohet këtë muaj. Nju Jorku është shfaqur si vendi më i mundshëm për duelin e dy britanikëve. “Në fund të gushtit, do të ketë një konferencë për shtyp,” tha Hearn për Sky Sports News, që shtoi: “Nuk do të ulem këtu dhe t’ju them se nuk ka asnjë mënyrë që sfida të ndodhë në Amerikë sepse gjërat mund të ndryshojnë”. “Por, unë me të vërtetë ndihem mirë...