Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të Selenicës, kundërshtojnë bashkimin me Vlorën

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të Selenicës, kundërshtojnë bashkimin me Vlorën

Këshilli Bashkiak i Selenicës në një zë kundër bashkimit me Vlorën Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Selenicës, të gjithë këshilltarët, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, dolën me një qëndrim të përbashkët kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës. Gjatë mbledhjes, këshilltarët deklaruan se Bashkia e Selenicës nuk duhet të mbyllet dhe se do ta kundërshtojnë deri në fund këtë projekt, duke e cilësuar si një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës. Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete dhe se do të vijojë të mbrojë këtë qëndrim me argumente institucionale....