Kosova në mes të pazarit gjeopolitik, çfarë fshihet në prapaskenë pas afrimit Zelensky-Vuçiç
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe takimi i tij me Aleksandar Vuçiqin kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet Ukrainë–Serbi, por njëkohësisht kanë rikthyer Kosovën në qendër të debatit. Pas takimit, Zelensky përsëriti se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke shkaktuar reagime të forta në Prishtinë. Madje, në kryeqytetin e Kosovës u hoq edhe pankarta “Free Ukraine”, e vendosur pas nisjes së pushtimit rus. Por pas përplasjes diplomatike fshihet një interes shumë më pragmatik: Ukraina ka nevojë për municione, ndërsa Serbia ka kapacitete të rëndësishme prodhuese, veçanërisht për municione të standardeve sovjetike që ende përdoren nga ushtria ukrainase. Kjo mund ta bëjë Vuçiqin një partner të rëndësishëm për Kievin, pavarësisht marrëdhënieve tradicionale të Beogradit me Moskën. Nga ana tjetër,...
Burimi:
ntv.al