Mali i Dejës nuk duket më nga shtëllungat e tymit, flakët përfshijnë zonën pyjore në Mat

Mali i Dejës nuk duket më nga shtëllungat e tymit, flakët përfshijnë zonën pyjore në Mat

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe malin e Dejës, në zonën e Matit, ku flakët e mëdha kanë përfshirë sipërfaqe pyjore. Nga pamjet e siguruara nga Syri TV duket se re të dendura tymi kanë mbuluar malin, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në zonën e pyllëzuar. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga pakujdesia apo nëse ka qenë i qëllimshëm, ndërsa përhapja e flakëve ngre shqetësime edhe për banesat që ndodhen në zonat përreth. Situata mbetet për t’u monitoruar, ndërsa ndërhyrja në terren është e nevojshme për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonave të banuara.