Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me moslejimin e kamerave për të transmetuar proceset gjyqësore në Shqipëri. Duke bërë një krahasim me rastin e gjyqit të Lindsay Clancy, nënës amerikane që akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj, gjyq i cili po transmetohet live në SHBA, pavarësisht çështjeve shumë sensitive që trajtohen aty, Ndreca thotë se ky është treguesi më i qartë se sa shumë rrugë ka ende për të bërë drejtësia shqiptare në respekt të parimit kushtetues të publicitetit të seancës gjyqësore. Reagimi i plotë i Ndrecës: Ky është gjyqi i Lindsay Clancy, nënës amerikane të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj. Mbrojtja e saj në gjyq mbështetet te problemet e rënda të shëndetit...