Tiranë/ Kokaina e fshehur në tasin me oriz, 2 të arrestuar në rrugën ‘Egnatia’
Policia e Tiranës goditi një rast të shitblerjes së drogave të forta në Tiranë. Në rrugën ‘Egnatia’ janë arrestuar dy persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Momenti”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç. 19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Nga pamjet e vëna në dispozicion nga policia në momentin e arrestimit duket se lënda narkotike ishte fshehur dhe në një tas me oriz.
Burimi:
syri.net