Tetë vite nga tragjedia e urës Morandi, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe ndryshim të sistemit
Tetë vite pas shembjes së urës Morandi, familjarët e 43 viktimave u mblodhën sot në Genova për të kujtuar njerëzit e tyre të dashur dhe për të përsëritur kërkesën për drejtësi. Tragjedia e 14 gushtit 2018 mori 43 jetë, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë, Marjus Djerri, 22 vjeç, dhe Admir Bokrina, 28 vjeç. Në orën 11:36, në të njëjtën orë kur ura u shemb tetë vite më parë, u mbajt një minutë heshtje në Parkun e Kujtesës. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarët e viktimave, autoritete lokale dhe përfaqësues fetarë. Për familjarët, kjo nuk është thjesht një ditë përkujtimi. Është edhe një moment për të reflektuar mbi atë që ndodhi, mbi përgjegjësitë e evidentuara nga procesi gjyqësor dhe mbi nevojën që një tragjedi...
Burimi:
syri.net