Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon të shënojë gola mbresëlënës me fanellën e Austin në këtë periudhë të sezoni, duke treguar se po kalon një formë të jashtëzakonshme. Beratasi tundi përsëri rrjetën në Leagues Cup, duke ndihmuar ekipin të siguronte çerekfinalet e turneut që organizohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe kampionati meksikan. Ai është shpallur sërish “Lojtari i Ndeshjes” dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Uzunit. “E dua Myrton. Më pëlqen mënyra se si luan dhe më pëlqen intensiteti i tij. Ai mund të jetë i zjarrtë ndonjëherë dhe e mban zemrën në mëngë. Është një lojë pasionante. Për të luajtur në një nivel të lartë, duhet të jesh i vendosur. Kam shumë respekt për këtë, sepse për mua,...
Burimi:
javanews.al