Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar zyrtarisht Bernardino González Vázquez si Drejtorin e ri të Departamentit të Arbitrimit. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e Zv.Presidentit të FSHF-së, Geri Çipi, dhe Kryetarit të Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati. Emërimi i González Vázquez shënon një hap të ri në drejtim të forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të arbitrimit shqiptar, duke sjellë në strukturat e FSHF-së një eksperiencë të gjatë në nivelet më të larta të arbitrimit spanjoll dhe europian. Duke prezantuar drejtorin e ri, Zv.Presidenti i FSHF-së, Geri Çipi, theksoi rëndësinë e arbitrimit për cilësinë dhe zhvillimin e futbollit shqiptar. “Arbitrimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të futbollit. Një kampionat cilësor kërkon jo vetëm lojtarë dhe trajnerë të mirë, por edhe arbitra...
Burimi:
sportiim.al