Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Thatësira dhe rënia rekord e nivelit të lumenjve rreth Europës ka shtuar frikën për një krizë energjetike në kontinentin tonë. Rumania u detyrua të mbyllë reaktorin e fundit ende në punë në të vetmin central bërthamor, pasi niveli i Danubit shënoi rënie rekord. Kjo lëvizje e rrallë e Bukureshtit do të prek gjithashtu edhe furnizimet me energji në Moldavinë fqinje  e cila mbështetet tek ky central, për 60 përqind të nevojave energjetike.  Thatësira që ka prekur Danubin, ujërat e të cilit përdoren për të ftohur centralin rumun të Cernavoda, kishin detyruar mbylljen e një reaktori edhe në fund të korrikut. “Sipas mendimit tim, duhet ta kuptojmë mesazhin që natyra po na përcjell. Në vitin 2018, në lumin Danub u regjistruan nivele rekord të ulëta të...