Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë punimeve të rinovimit në një ndërtesë në Saint-Gilles-lez-Termonde, në Flandrën Lindore të Belgjikës, ku punëtorët kanë gjetur një sasi të madhe ari të fshehur në një mur. Ngjarja ndodhi të hënën, më 10 gusht, kur punëtorët po punonin në bodrumin e godinës dhe po instalonin tuba. Gjatë punimeve, ata zbuluan një kuti të fshehur brenda murit. Kur e hapën, mbetën të habitur nga ajo që gjetën brenda saj: copëza ari, monedha dhe shufra ari të shënuara me numra. Sipas një vlerësimi fillestar të publikuar nga media belge HLN, vlera e përgjithshme e arit mund të arrijë në rreth 9 milionë euro. “Gjatë punës, punëtorët po instalonin tuba. Atëherë ata bënë këtë zbulim të mahnitshëm”, tha Geert Hillaert nga...