Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana. Mesatarja arrin 721 euro në muaj

Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana. Mesatarja arrin 721 euro në muaj

Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj. Llogaritja e qirasë mesatare u mbështet mbi të dhënat për transaksionet e qirave të agjencisë imobilare CPM të vëna në dispozicion për Monitor. Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit. Përfshirë shpenzimet e tjera, për produktet e shportës ushqimore, transport, energji etj, përballimi i qirasë për strehim po kthehet në mision të pamundur për shumë familje...