Ja si vidheshin 20 mijë fuçi nafte në ditë në Patos-Marinzë, Myslim Murrizi godet “Bankers Petrol” me fakte…

Ja si vidheshin 20 mijë fuçi nafte në ditë në Patos-Marinzë, Myslim Murrizi godet “Bankers Petrol” me fakte…

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka lëshuar akuza tronditëse ndaj klasës politike dhe drejtësisë, duke denoncuar publikisht atë që e cilëson si grabitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Përmes një videoje investigative të publikuar në rrjetet sociale dhe të shoqëruar me një reagim, ish-deputeti Murrizi deklaron se nga nëntoka e Patos-Marinzës nxirren çdo ditë nga 15,000 deri në 20,000 fuçi naftë, nga të cilat janë tjetërsuar mbi 15 miliardë euro pa paguar asnjë kokërr leku tatim-fitimi në buxhetin e shtetit. Ai akuzon ashpër politikanët e të gjitha krahëve për bashkëpunim dhe heshtje ndaj kompanisë “Bankers Petrol”, ndërsa nëntoka shqiptare zbrazet pa asnjë përfitim për qytetarët. Ish-deputeti nënvizon se ka qenë zëri i vetëm në Parlament në vitet 2019-2020 që ka denoncuar këtë skandal, ndërsa sot...