Pas darkës sekrete me Aleks Soros, Rama i jep zemër Zelenskyt, konfirmon se ka raporte të mira me presidentin…
Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga Serbia (Beogradi), ku konfirmoi se Ukraina do të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, ka nxitur një valë të madhe reagimesh dhe pakënaqësish në mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri. Analistë, politikanë dhe qytetarë e konsideruan këtë linjë diplomatike të papranueshme, ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku prej më shumë se dy muajsh po mbahen protesta janë bërë disa herë thirrje kundër qëndrimit të Ukrainës (Kievit zyrtar). Por përballë këtij presioni publik, kryeministri Edi Rama zgjodhi dje të thyejë heshtjen përmes një reagimi në platformën “X”, ku doli hapur në mbrojtje të pozicionit të qeverisë së tij. Rama deklaroi se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus nuk mund të kushtëzohet...
Burimi:
sot.com.al