Po shkëmbenin kokainë në rrugë, dy të rinjtë arrestohen në flagrancë në Tiranë! Sekuestrohen 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë

Po shkëmbenin kokainë në rrugë, dy të rinjtë arrestohen në flagrancë në Tiranë! Sekuestrohen 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës. Policia ndërhyri në rrugën “Egnatia”, ku një 19-vjeçar u kap duke i dorëzuar një 26-vjeçari një çantë me mbi 200 gramë kokainë. Në total, gjatë operacionit “Momenti” u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe tre telefona celularë. Njoftimi i Policisë:“Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të...