Dibër/ Dy vatra zjarri aktive, flakët përhapen në terren pyjor, në Qafë-Helmes situata jashtë kontrollit
Situata nga zjarret në qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike, me dy vatra aktive në zonën e Selishtës, në Bashkinë Dibër, dhe në territorin e Bashkisë Bulqizë. Vatra më problematike ndodhet në zonën e Qafë-Helmesit, pranë kufirit mes Selishtës dhe Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në terren pyjor, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrja e forcave për izolimin dhe shuarjen e zjarrit po zhvillohet në kushte tepër të vështira. Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe përhapja e shpejtë e flakëve po vështirësojnë afrimin e mjeteve dhe forcave zjarrfikëse pranë vatrave. Në terren janë angazhuar forca të shumta nga të dyja njësitë administrative, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme...
Burimi:
sot.com.al