Izolohet zjarri në Priskën e Madhe, një helikopter dhe forcat në terren punojnë për shuarjen e plotë!

Izolohet zjarri në Priskën e Madhe, një helikopter dhe forcat në terren punojnë për shuarjen e plotë!

Situata është nën kontroll në vatrën e zjarrit të nisur në Priskë të Madhe dhe të përhapur më pas në Lundër, Gurrë të Madhe dhe Farkë të Madhe. Ndërhyrja vijon për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të shmangur riaktivizimin e tyre. Aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat në katër fshatrat e përfshirë nga zjarri. Shkurret e dendura dhe terreni i vështirë e bëjnë të pamundur ndërhyrjen me mjete nga toka në disa pjesë të zonës. Për këtë arsye, operacioni po vijon edhe nga ajri me një helikopter, i cili furnizohet me ujë në liqenin e Farkës, shumë pranë vatrave të zjarrit. Në terren ndodhen gjithashtu dy ekipe zjarrfikësish, punonjës të bashkisë dhe të emergjencave civile. Nga ana tjetër, zjarri në Malin e Dajtit...