Zjarret që mund të na djegin të gjithëve
Në një analizë të fundit, botuar në faqen e tij – https://www.attali.com/en/– Zhak Attali, intelektuali i shquar francez, ashtu si edhe në analiza të tjera të tij, ngre alarmin se zjarret që po djegin Francën, por edhe Europën, janë një metaforë pas së cilës fshihet shkatërrimi që i kemi bërë natyrës, degradimi i demokracisë dhe egoizmi i shfrenuar për të shkatërruar natyrën në emër të industrisë së betonit. Sipas tij, ne nuk po përfillim të shkuarën, po shkatërrojmë të tashmen dhe po hedhim në erë të ardhmen.. Jemi ende në kohë, thotë ai, që të shpëtojmë planetin dhe që të mos vijë dita kur zjarret do të djegin edhe qytetet. Veçanërisht pas protestave të fillimit, atyre që vunë alarmin për ruajtjen e zonave të mbrojtura, ky...
Burimi:
javanews.al