Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit
Italia ka njoftuar zyrtarisht Gjermaninë se nuk do të pranojë kthimin e emigrantëve, hyrja e parë e të cilëve në Bashkimin Evropian ka ndodhur përmes territorit italian. Sipas raportimit të transmetuesit publik italian “Rai News”, Ministria e Brendshme e Italisë i ka dërguar qeverisë gjermane një komunikim zyrtar, përmes të cilit kundërshton transferimin e emigrantëve që i nënshtrohen rregullave të Dublinit. Në parim, sistemi i Dublinit përcakton se përgjegjësia për shqyrtimin e një kërkese për azil i takon vendit të BE-së ku aplikanti ka hyrë për herë të parë. Mosmarrëveshja mes dy vendeve lidhet me tre raste të dëbimit që datojnë përpara 12 qershorit, kur hyri në fuqi Pakti i ri i BE-së për Migracionin dhe Azilin. Roma argumenton se këto raste përfshihen në atë...
Burimi:
javanews.al