PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e mban peng shtetin e Kosovës me mosformimin e institucioneve të reja. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai i bëri thirrje Kurtit që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë. “Lëvizja Vetëvendosje, zoti Kurti, zonja Haxhiu, zoti Dehari, e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Jo një afat të vendosur nga PDK-ja dhe opozita, por nga Kushtetuta, të cilën e kanë suspenduar. Sot nuk kemi kriza politike, por kushtetuese dhe institucionale. Përveç që nuk kemi...
Burimi:
javanews.al