Ekstradimi i qytetares turke, Julide Jazici kërkon në Apel “arrest shtëpie”
Mbrojtja ligjore e 32-vjeçares turke Julide Yazici po përgatit hapat e radhës në gjykatë, ku ditën e hënë do të dorëzojë zyrtarisht ankimin në Gjykatën e Apelit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ky zhvillim vjen pasi Gjykata e Tiranës vendosi më parë masën e paraburgimit ndaj saj, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Yazici u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja. Ajo rezultuje e dënuar nga drejtësia turke me 4 vjet burgim për akuzat e “pjesëmarrjes në organizatë terroriste” dhe “dhënies së ndihmës logjistike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 5 muaj e 22 ditë burg. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në paraburgim, ajo...
Burimi:
gijotina.com