Shqipëria nuk prodhon më/ Industria drejt shkatërrimit, njësoj si Ukraina në luftë
Industria dhe zhvillimi i saj janë një hap i domosdoshëm për të çuar një vend drejt prosperitetit. Por Shqipëria në vend që të çojë sektorin në një nivel tjetër të zinxhirit të vlerës, po shkon në drejtim të kundërt duke shkatërruar edhe pak industri që ka. Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se prodhimi industrial në Shqipëri ka shënuar një rënie të pandërprerë pas vitit 2021, duke e renditur vendin në fund të Europës për ecurinë e këtij sektori gjatë periudhës 2021-2025. Indeksi i prodhimit industrial në Shqipëri zbriti në 84.7 pikë në vitin 2025, nga baza prej 100 pikësh në vitin 2021. Prodhimi industrial i Vitit 2025 ishte 15.3% më i ulët në vëllim se katër vjet më parë. Nga 35 vendet europiane të...
Burimi:
syri.net