“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”/ BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”/ BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

Ekonomia shqiptare do të përjetojë një valë inflacioniste të paktën deri në mesin e vitit 2027, por sipas Bankës së Shqipërisë, ajo do të jetë kalimtare dhe nuk do të ketë ndikim të ndjeshëm në xhepat e qytetarëve. Çmimet, argumenton Banka, pritet të rriten gjatë këtyre muajve për shkak të pasigurisë në tregjet e huaja, shtrenjtimit të çmimit të naftës, por edhe për shkak të presioneve që po vijnë nga tregu i qirave. “Banka e Shqipërisë pret që në horizontin afatmesëm inflacioni të qëndrojë pranë objektiit të BSH në nivelin 3%. Ne presim një nivel inflacioni disi më të lartë se objektivi jonë në terma afatshkurtër për vitin 2026 dhe për dy tremujorët e parë të vitit 2027, por gjithsesi jo një shmangie të ndjeshme...