Evropa përballet me temperatura ekstreme, por 2027 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e Tokës

Evropa përballet me temperatura ekstreme, por 2027 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e Tokës

Një parashikim i ri për klimën globale po ngre shqetësime të mëdha te shkencëtarët. Fenomeni El Niño, i kombinuar me ngrohjen e vazhdueshme të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, mund ta shtyjë temperaturën mesatare globale në nivele të paprecedenta gjatë vitit 2027. Sipas një analize të klimatologut Zick Hausfather, të publikuar në Washington Post, ekziston një mundësi prej rreth 95 për qind që 2027-a të thyejë rekordin për vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë. Sipas projeksioneve, temperatura mesatare globale mund të arrijë rreth 1.76 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial. Hausfather e ka përshkruar El Niñon si një lloj “makine kohe” klimatike, pasi ndikimi i tij mund të sjellë temperatura që, në një skenar pa këtë fenomen, do të priteshin vetëm shumë vite më...