Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi

Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi

Zjarrfikësit në Mal të Zi, edhe këtë mëngjes po luftojnë për t’i vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë Ulqinin dhe Herceg Novin. Mediat në Mal të Zi raportuan se deri më tani, zjarrfikësit po arrijnë t’i mbrojnë objektet. Gjatë natës, raportohet se era është dobësuar, por ekziston frika se mund të përforcohet sërish. Televizioni “Vijesti” njofton se gjithsej gjashtë mjete fluturuese po marrin pjesë në fikjen e zjarreve në Bijella dhe Ulqin. Zjarret e mëdha që shpërthyen dje në Ulqin ende nuk janë lokalizuar, ndërsa si pasojë e zjarrit kjo komunë ka mbetur pa ujë. “Zjarri vazhdon të jetë aktiv në disa lokacione. Gjithçka që digjej dje është ende aktive, por zjarri tani është në një fazë më të qetë. Të gjitha ekipet e...