“Nuk duam ministri dhe as Presidentin”/ Ngërçi politik në Kosovë, Lumir Abdixhiku: I hapim rrugë zgjidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë se LDK-ja ka vendosur të heqë dorë nga çdo kërkesë për poste politike, me synimin për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës aktuale në Kosovë. Abdixhiku tha se LDK-ja nuk do të kërkojë pjesëmarrje në qeveri, poste ministrore apo drejtimin e Kuvendit, ndërsa tërhiqet edhe nga kërkesa për postin e presidentit. “Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja....
Burimi:
sot.com.al