Greqia nën ‘kërcënimin’ e zjarreve/ Turistët dhe banorët, urdhërohen të largohen nga zonat e rrezikuara

Greqia nën ‘kërcënimin’ e zjarreve/ Turistët dhe banorët, urdhërohen të largohen nga zonat e rrezikuara

Një zjarr ka shpërthyer këtë të enjte në Halkidiki, një prej destinacioneve më të njohura turistike në Greqi. Për shkak të flakëve, autoritetet greke kanë dërguar mesazh urgjent përmes sistemit 112, duke u kërkuar banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonën e Sivirit të largohen menjëherë. Sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile, personat që ndodhen në Siviri janë udhëzuar të lëvizin drejt Mola Kalivës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 52 zjarrfikës me 12 mjete, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë tre avionë dhe një helikopter. Halkidiki ndodhet sot në nivelin 4 të rrezikut nga zjarret, që konsiderohet rrezik shumë i lartë. Situata vjen në një kohë kur Greqia po përballet me shpërthime të reja zjarresh, të favorizuara nga...