Ngërçi politik në Kosovë, PDK dorëzon kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit: Të mbahet nesër!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar përmes një shkrese që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të vazhdojë nesër, më 14 gusht, në orën 11:00. Kërkesa është dorëzuar te kryesuesi i seancës, Avni Dehari. Deputeti Përparim Gruda tha se kërkesa synon respektimin e Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Ai akuzoi Levizjen Vetëvendosjen (LVV)për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe i bëri thirrje Albin Kurtit që të lejojë thirrjen e seancës konstituive. Sipas Grudës, Dehari ka një rol teknik dhe nuk duhet të vendosë mbi bazën e konsideratave politike. Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht. Seanca...
Burimi:
sot.com.al