VIDEO/ Kalaja: Pas deklaratës së Alabbarit, SPAK-u duhet të ndërhyjë për Portin e Durrësit
Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatore Armela Ferko, ka hedhur akuza të forta lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe zhvendosjen e aktivitetit portual drejt Porto Romanos. Kalaja deklaroi se Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional në një periudhë të shkurtër, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut për atë që ajo i cilësoi si veprime ‘korruptive, kriminale dhe antishqiptare’. Ajo deklaroi se, kompania e regjistruar në QKB për ndërtimin e Portit të Durrësit rezulton me vetëm 10 mijë lekë kapital, ndërsa investimet e detyrueshme prej 80 milionë eurosh nga kompania e Alabbar-it, sipas saj, nuk janë realizuar. Kalaja u shpreh se, pas deklaratës së Alabbarit se, ‘u nxitua me ndërtimin në Durrës’, SPAK duhet të ndërhynte...
Burimi:
syri.net