Meta reagon nga qelia/ Akuza të forta për menaxhimin e zjarreve dhe fondet publike

Meta reagon nga qelia/ Akuza të forta për menaxhimin e zjarreve dhe fondet publike

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, janë menaxhuar kapacitetet për përballimin e situatave të zjarreve. Ai pretendon se investimet në sektorin zjarrfikës nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe se fondet publike janë orientuar drejt shpenzimeve të tjera. Postimi i Metës: Priska, kurora e gjelbër e Tiranës, po shkrumbohet nga flakët. Po digjen pyje e ullishte, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën kërcënimin e zjarrit. Por Priska nuk është e vetmja. Flakët po përhapen në të katër anët e vendit, në Krujë, Mallakastër, Përmet, Dibër, Patos, Shkodër, Devoll dhe në zona të tjera të vendit, duke vënë në...