75 ditë në protestë përballë qeverisë, qytetarët vijojnë betejën për largimin e Ramës

75 ditë në protestë përballë qeverisë, qytetarët vijojnë betejën për largimin e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë pritet të zhvillohet edhe këtë të enjte në Tiranë, duke hyrë në ditën e 75-të të mobilizimit të pandërprerë. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Prej 75 ditësh, protestuesit kundërshtojnë politikat dhe vendimet e qeverisë, duke i konsideruar ato në dëm të interesit publik dhe pasurive kombëtare. Kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton.