Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren

Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte në Priskë të Madhe, për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar shumë hektarë me ullishte, pemë frutore e prona private. Ai kërkoi që institucionet të ndërpresin pushimet dhe të angazhohen në terren. Blushi vlerësoi punën e zjarrfikësve, duke thënë se ata po përballen me flakët në kushte të vështira dhe se janë lënë pa mbështetjen e premtuar nga qeveria socialiste. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisje të situatës dhe e konsideroi gjendjen në Priskë si dëshmi të dështimit të reformës territoriale. Sipas tij, zjarri rrezikon edhe banesat, ndërsa kërkoi mobilizim të menjëhershëm të institucioneve për përballimin e emergjencës. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë për mungesë investimesh në...