Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale
Një ditë pas mbledhjes së tensionuar mes Edi Ramës dhe disa kryebashkiakëve të majtë, Bashkia e Patosit ka njoftuar zhvillimin e një dëgjese publike. Takimi do të fokusohet te reforma e re Administrative-Territoriale dhe e ardhmja e bashkisë. Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi synon mbledhjen e opinioneve dhe rekomandimeve të banorëve të Patosit. Në proces pritet të përfshihen edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë. Bashkia thekson se dëgjesa synon të garantojë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës. Në qendër të diskutimit pritet të jetë reforma Administrative-Territoriale 2.0 dhe mënyra e funksionimit të saj. Njoftimi vjen në një moment kur debati për riorganizimin territorial ka marrë një rëndësi të veçantë në vend. Në Patos, kundërshtimi ndaj ndryshimeve të mundshme ka qenë i...
Burimi:
gijotina.com