Kosova, a mos ka një klasë politike të degraduar? Albin Kurti, përgjegjsi kryesor i krizës kosovare

Kosova, a mos ka një klasë politike të degraduar? Albin Kurti, përgjegjsi kryesor i krizës kosovare

Kosova po kalon sërish një krizë institucionale që nuk mund të shpjegohet më thjesht me përplasjet mes partive. Kur një vend shkon vazhdimisht drejt zgjedhjeve, kur Kuvendi nuk arrin të funksionojë normalisht dhe kur për çdo bllokadë politike pritet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, atëherë problemi është më i thellë: klasa politike po tregon paaftësi për të ndërtuar kompromisin mbi të cilin funksionon një demokraci parlamentare. Albin Kurti mban përgjegjësinë kryesore. Jo sepse është i vetmi fajtor, por sepse drejton forcën politike që kërkon të qeverisë Kosovën. Kur nuk i ke votat e nevojshme për t’i krijuar vetëm institucionet, duhet të negociosh. Dhe negocimi nënkupton edhe lëshime. Një kryeministër nuk mund të mendojë vetëm si kryetar partie. Detyra e tij është të vendosë interesin e shtetit...