LDK heq dorë nga Presidenti, Abdixhiku: Votojmë një emër konsensual, do qëndrojmë në opozitë
Duket se ngërçi institucional po zhbllokohet në Kosovë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se kjo forcë politike ka hequr dorë nga kërkimi i posteve publike në qeveri, ndërsa për Presidentin ka thënë se kërkon të jetë një emër konsensual. Sipas tij, presidenti i ri duhet të mbrojë Republikën dhe kushtetutshmërinë. “Nga ky moment, LVV mund ta zgjedhë stabilitetin përmes një presidenti që e zgjedhim bashkërisht ose mund ta çojmë vendin drejt një krize të re”, tha Abdixhiku. Abdixhiku u shpreh se Kosova nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake, duke theksuar nevojën për maturi politike dhe rikthimin e funksionalitetit institucional. “Për LDK-në, Kosova është e para dhe nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake. Në tërësi protagonistëve...
Burimi:
vizionplus.tv