Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjes në Qeveri, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha. “Meqë LVV-ja nuk po e konsideron se ka nevojë për LDK-në si partnere, atëherë nuk do ta ketë dekor as për pushtetin e saj. Ne do të qëndrojmë në opozitë dhe do ta ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet”, tha Abdixhiku në një konferencë për media. Megjithatë, Abdixhiku tha se LDK-ja do të kontribuojë për çështjen e presidentit, duke thënë se kanë kushte për kreun e ri të shtetit. Sipas tij, presidenti i ri duhet ta mbrojë Republikën dhe kushtetueshmërinë. “Nga ky moment, LVV mund ta zgjedhë stabilitetin përmes...