16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë do të hapen më 22 gusht në Pallatin Oval Kombëtar të Patinazhit të Shpejtë në Pekin, të njohur edhe si “Fjongoja e Akullit”. Lojërat organizohen së bashku nga Bashkia e Pekinit, Grupi Mediatik i Kinës dhe organizata të tjera. Lojërat e këtij viti kanë tërhequr 666 ekipe dhe 2 056 robotë nga 16 vende të gjashtë kontinenteve, me një rritje prej 138 % në numrin e ekipeve dhe katërfishim të numrit të robotëve në krahasim me vitin e kaluar. Ekipet e robotëve nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera marrin pjesë, ndërsa Brazili mblodhi pesë ekipe kampione në Kupën e Botës të Futbollit të Robotëve për të formuar një ekip kombëtar për të konkurruar. 157...