Mënyra se si rrini ulur mund të ndikojë në humorin tuaj dhe gatishmërinë tuaj për të marrë rreziqe
Pozicioni i trupit mund të ketë një ndikim më të madh në sjelljen tonë nga sa mendohej më parë. Hulumtime të reja kanë treguar një lidhje interesante midis qëndrimit të trupit, humorit dhe mënyrës se si marrim vendime. Mënyra se si uleni mund të ndikojë në humorin tuaj , por edhe në vendimet që merrni, sipas një studimi të ri nga Universiteti McGill. Sipas një studimi të botuar në "British Journal of Psychology", njerëzit që rrinë ulur drejt ndiheshin më krenarë dhe ishin më të gatshëm të merrnin rreziqe sesa ata që rrinin përkulur . Si ishte eksperimenti? 198 subjekte morën pjesë në hulumtim dhe iu tha të testonin detyrat në një tabletë. Një grup përdori një tabletë të vendosur në një stendë të ngritur,...
Burimi:
syri.net