Kreditë me skema garancie sovrane nuk po funksionojnë, në rënie për të pestin vit radhazi

Kreditë me skema garancie sovrane nuk po funksionojnë, në rënie për të pestin vit radhazi

Vlera e borxhit të brendshëm të kompanive publike dhe private, të garantuara nga shteti shqiptar, është në rënie për të pestin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në mesin e 2026 zbriti në 7.59 miliardë lekë, në rënie me 11.5% që nga fillimi i vitit dhe me 44% krahasuar me një vit më parë. Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në mesin e këtij viti zbriti në 6.12 miliardë lekë, në rënie me 44% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore lidhet me rifinancimin e disa prej kredive të kompanive publike të...