Transporti urban drejt krizës, operatorët: Nëse nuk paguhet kompensimi, reduktojmë autobusët
Transporti publik urban rrezikon të funksionojë me një numër më të kufizuar autobusësh nëse institucionet nuk japin një përgjigje për kompensimin e karburantit deri në fillim të javës së ardhshme. Përfaqësues të shoqatave të transportit thanë për “News24” se operatorët po përballen me vështirësi financiare për shkak të vonesës së pagesave që lidhen me muajt mars, prill dhe maj. Qeveria ka miratuar kompensimin me 50 lekë për litër karburant, por operatorët pretendojnë se, megjithëse kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar, fondet ende nuk janë disbursuar. Shoqatat Kombëtare të Transportit Urban dhe Interurban u janë drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pushtetit vendor dhe Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sqarime për arsyet e vonesës dhe përcaktimin e një afati konkret për kryerjen e pagesave....
Burimi:
sot.com.al