‘Liria nuk funksionon me parimin më jep të të jap’, Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se qëndrimi ndaj Ukrainës dhe mbështetja për Kosovën nuk duhet të vendosen përballë njëra-tjetrës. Në reagimin e tij, Rama e cilëson të gabuar qëndrimin e Ukrainës për Kosovën, por nënvizon se kjo nuk e ndryshon të drejtën e Ukrainës për të qenë e lirë dhe për t’u mbrojtur nga agresioni rus. “Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme”, shprehet Rama. Sipas kryeministrit, mbështetja ndaj një vendi që përballet me agresion nuk duhet të funksionojë si një marrëdhënie shkëmbimi, ku një qëndrim politik i palës tjetër...
Burimi:
sot.com.al