Haxhimali: Shqipëria pa strategji për zjarret, mln euro për evente ndërsa zjarrfikësit përballen me mjete të amortizuara
Agron Haxhimali, Ekspert i Reformës Territoriale, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve, u shpreh se zjarret që kanë përfshirë vendin janë dëshmi e mungesës së një strategjie të qartë për parandalimin dhe përballimin e emergjencave.Haxhimali e cilësoi situatën si një dëm kolosal për faunën, florën, pyjet dhe ekonominë shqiptare, ndërsa kritikoi mungesën e investimeve në infrastrukturën zjarrfikëse.Ai u shpreh se, ndërsa miliona euro shpenzohen për evente argëtuese, 61 bashkitë e vendit vijojnë të përballen me mjete të amortizuara dhe kapacitete të pamjaftueshme për përballimin e zjarreve.Haxhimali theksoi se parandalimi duhet të nisë shumë përpara sezonit të verës dhe se fondet duhet të orientohen drejt pajisjeve, mjeteve teknologjike dhe kapaciteteve reale në terren. E kam parë me dhimbje shumë të madhe, i keqardhur. Një dëm...
Burimi:
syri.net