Shuhet zjarri në Vau i Dejës, vijojnë aktive vatrat në Fushë Arrëz, Rrenc e Malësi e Madhe

Shuhet zjarri në Vau i Dejës, vijojnë aktive vatrat në Fushë Arrëz, Rrenc e Malësi e Madhe

Në Shkodër ndërhyrjet vijojnë në vatrat ende aktive. Bashkia Fushë-Arrëz Në vendin e quajtur Podina, fshati Kryezi, Njësia Administrative Qafë-Mali, vatra e zjarrit raportohet nën kontroll. Në terren po operojnë dy grupe të MZSH Fushë-Arrëz, të cilët vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të saj. Bashkia Shkodër Në fshatin Rrenc/ Nj.A Gur i Zi, vatra e zjarrit është e izoluar dhe po punohet nga ekipet MZSH per shuarjen e plote. Bashkia Malësi e Madhe Në fshatin Goraj-Budish, Njësia Administrative Kastrat, vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Në terren janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe Shërbimit Pyjor, të cilat po ndërhyjnë me pompa shpine. Nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa po punohet për izolimin e vatrës dhe situata ndiqet në dinamikë. Bashkia Vau...