Nga sherri te plumbat | Zbardhet konflikti në Tiranë, 10 persona të përfshirë
Policia e Tiranës ka zbardhur një konflikt të ndodhur rreth mesnatës së 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. Në total janë identifikuar 10 persona të përfshirë, 4 prej të cilëve janë arrestuar, 4 po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje fizike mes një 17-vjeçari dhe disa personave, ndërsa më pas grupi shkoi me motomjete pranë banesës së tyre, ku njëri prej vëllezërve dyshohet se qëlloi me armë drejt tyre. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Nga vendngjarja u sekuestruan një thikë dhe sende të tjera në funksion të hetimit. Finalizohet operacioni i koduar “Situata”. Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa...
Burimi:
javanews.al