SYRI TV/ Zjarr në Priskë të madhe, digjen pyje, banori: Po përpiqem të shpëtoj ç‘ka mbetur
Zjarri në Priskë të Madhe të Tiranës ka shkrumbuar toka, ullishte, shtëpi të pabanuara, teksa banorët prej më shumë se 24 orësh janë në luftë me flakët. 5 vatra zjarri numërohen në zonën e Dajtit, teksa terreni i vështirë, si dhe era e fortë, kanë favorizuar flakët. Banorët thonë se është djegur toka bujqësore, teksa po përpiqen të ruajnë ullishtet, mundin e 30 viteve. Ndërkohë, në 24 orë, në gjithë vendin numërohen 45 vatra, nga ku 12 janë aktive. Prej më shumë se 24 orësh, Priska në Tiranë është në flakë, teksa shtëllungat e tymit kanë mbuluar kryeqytetin. Një zjarr që ka nisur mesditën e së mërkurës ka vijuar gjatë natës, duke marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë, ndërkohë numërohen 5...
Burimi:
syri.net