Grabitje, prostitucion dhe trafik njerëzish, ekstradohen 2 persona! Italia merr në pranga shqiptarin me 5 identitete, Gjermania sjell venezuelianin
Interpol Tirana ka kryer dy ekstradime të tjera ditën e sotme, me një person që e ka sjellë nën pranga nga Gjermania dhe një tjetër që e ka dërguar drejt Italisë. Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, konfirmuan sot (13 gusht) se kanë finalizuar procedurat për ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, në dy operacione të ndara mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. “Nga Shqipëria drejt Italisë është ekstraduar shtetasi 42-vjeçar Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera, përfshirë Armando Dervishi, Altin Dervishi, Armando Gheorghe dhe Martin Dervishi. Sipas Policisë, Valchizan është dënuar në vitin 2023 nga Gjykata e Pordenones në Itali me 5 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “vjedhje në rrethana rënduese” dhe “emigracion...
Burimi:
javanews.al